Pa degë. Kredi 100% digjitale.
krei po sjell kredi 100% digjitale në Kosovë. Së shpejti do të mund të aplikosh direkt nga telefoni, kudo që je. Bashkohu në listën e pritjes dhe njoftohu ndër të parët kur të fillojmë.

Kredi të vogla.Vëmendje e madhe.
Kredia jote e parë digjitale të pret.
Bëhu ndër të parët. Regjistrohu falas.

Rezervo vendin tënd.
Falas dhe pa asnjë obligim. Të njoftojmë ndër të parët kur krei hapet.
Faleminderit, je në listë.
E kemi marrë regjistrimin tënd. Do të të kontaktojmë vetëm kur të kemi lajme për hapjen e krei, pa mesazhe të tjera ndërkohë. Deri atëherë, ndaje krei me miqtë që mund t'u duhet.
Shuma mund të jetë e vogël. Ti jo.
Te krei, çdo klient merr të njëjtën vëmendje, pavarësisht shumës që kërkon.
Kreditë e vogla janë fokusi ynë. Teknologji e shpejtë, kosto të qarta dhe mbështetje në çdo hap.

Tre hapa. Asnjë vizitë në degë.
-
01Aplikimi
Vetëm numri i telefonit dhe letërnjoftimi ose pasaporta. Pa formularë të shtypur.
-
02Vendimi
Vlerësim digjital i aftësisë paguese, me njoftim me SMS dhe në aplikacion.
-
03Paratë
Pas nënshkrimit digjital, shuma transferohet direkt në llogarinë tënde bankare.
Institucion financiar i rregulluar.
KREI J.S.C. është regjistruar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) si institucion financiar jobankar me veprimtari të dhënies së kredive. Veprojmë nën mbikëqyrjen e BQK, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-093.
Huamarrje e përgjegjshme. Vlerësojmë aftësinë paguese para çdo kredie, që kësti të jetë i përballueshëm për ty.
Çka duhet të dish.
Kur hapet krei?
Së shpejti. Anëtarët e listës së pritjes njoftohen të parët, me email ose SMS.
Çka është kredia digjitale?
Kredia digjitale është kredi që aplikohet, vlerësohet dhe nënshkruhet plotësisht online, nga telefoni, pa vizitë në degë dhe pa dokumente të shtypura. Kjo e bën kredinë online më të shpejtë dhe më të thjeshtë. krei po ndërtohet si ofrues i kredisë 100% digjitale në Kosovë.
A më obligon regjistrimi në listën e pritjes?
Jo. Regjistrimi është falas, nuk është aplikim për kredi dhe nuk ndikon në historinë tënde kreditore. Mund të çregjistrohesh kurdo.
Si i përdorni të dhënat e mia?
Vetëm për të të njoftuar për hapjen e krei dhe për lajme të lidhura me shërbimin. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të treta për marketing. Të dhënat përpunohen sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.
Bëhu ndër të parët.
Lista e pritjes është e hapur. Regjistrimi zgjat më pak se një minutë.
Bashkohu në listën e pritjes